Osmani dhe diplomacia ekonomike nesër në Gjevgjeli

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmai, nesër (e shtunë) 5 qershor 2021, së bashku me këshilltarët ekonomikë, të cilët në kuadër të diplomacisë ekonomike janë emëruar për të udhëtuar në Varshavë, (Grupi i Vishegradit), Mynih (Gjermani dhe Austri), Ankara për në Turqi dhe Abu Dabi për EBA dhe vendet e tjera të Gjirit, do ta vizitojë komunën e Gjevgjelisë, fabrikën e tekstilit NOEL dhe fabrikën e tubave prej polietileni Kontrihidroplast.
Me vizitën në Gjevgjeli rrumbullakohet plani më i gjërë i projektit për të vizituar më shumë komuna. Këshilltarët ekonomikë turneun informues e filluan në Tetovë, kurse vazhduan në Gostivar, Strugë, Ohër, Manastir, Prilep, Kavadar, Krushevë, Shtip, Vinicë, Berrovë, Strumicë, Dojran dhe Gjevgjeli.
Qëllimi i vizitave është që këshilltarët ekonomikë të kenë njohuri më të madhe për komunat, për kapacitetet që i kanë, të njëjtët me qëllim të rritjes së eksportit, për mundësitë që i ofrojnë për investime të huaja si dhe zhvillimin e turizmit. Përveç takimeve me qeveritë lokale, janë realizuar takime edhe me biznesmenët e këtyre komunave.

Marketing