Osmani dhe Morton nesër në takimin e parë të Këshillit për Partneritet, Tregti dhe Bashkëpunim midis RMV-së dhe Mbretërisë së Bashkuar

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nesër do të jetë nikoqir i Ministres për Evropë dhe Amerikat të Mbretërisë së Bashkuar, Vendi Morton, e cila po qëndron për vizitë pune të vendit tonë.

Marketing

Qëllimi i vizitës është mbajtja e takimit të parë inaugurues të Këshillit për partneritetit, tregtisëdhe bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, ku nga ana e Maqedonisë së Veriut do të bashkëkryesojë Ministri Bujar Osmani, ndërsa nga ana e Mbretërisë së Bashkuar do të bashkëkryesojë ministrja Vendi Morton.

Këshilli do të konsiderohet si organi më i lartë punues për implementimin e Marrëveshjes së Partneritetit, Tregtisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, që do të ketë rolin e koordinatorit të zbatimit të dispozitave nga Marrëveshja dhe zhvillimin e marrëdhënieve të përgjithshme ndërmjet dy vendeve. Gjithashtu në kuadër të Këshillit është paraparë që Ministrat të nënshkruajnë Rregullore për punë, si kornizë përmes së cilës do të zhvillohet bashkëpunim i plotë në kuadër të këtij organi.

Agjenda:

09.00- Mbërritja e Ministres për Evropë dhe Amerikat të Mbretërisë së Bashkuar, Vendi Morton, në MPJ

09.00 – 09.10 tet-a-tet takimi mes ministrave (inserte për media)

09.10 Takim i Këshillit për Partneritet, Tregti dhe Bashkëpunim ndërmjes Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar (inserte për media)

10.05 Nënshkrimi i Rregullores për punë të Këshillit nga ana e Ministrave, Osmani dhe Morton (inserte për media)

10.10 Deklarata për media e Ministrave Osmani dhe Morton (inserte për media)