Osmani dhe Muça vizitojnë familjen nga Durrësi e strehuar në Shkup

Zëvendës kryeministri Bujar Osmani dhe drejtori i NP “Parqe dhe gjelbërime” Ardijan Muça vizituan familjen nga Durrësi e strehuar në Shkup. Ata premtuan ndihmën e nevojshme për të gjitha familjet shqiptare që kanë ardhur në vendin tonë.

Marketing

“E dashur loke, traumën dhe fotografinë e Durrësit të shkatërruar nga tërmeti nuk mundem të ta fshi nga memoria yte, por ndihma e mikpritja e shtetit tonë nuk do të mungon në asnjë moment SEPSE JEMI KËTU PËR NJËRI TJETRIN!
Sot fal Rina Purrinit, gjeta familjen 20 antarëshe nga Durrësi që është strehuar tek familja Rexhepi në Çair dhe u garantova që do mobilizohemi ti gjejmë të gjithë shqiptarët e Shqipërisë që kanë ardhur në Maqedoninë e Veriut për t’iu ofruar ndihmë.

Lotët, dhimbjen dhe vuajtjet e tyre nga afër i ndjeva me drejtorin Ardijan Muça me qëllim që bashkërisht t’u dalim në ndihmë që ti evidentojmë, ndihmojmë por edhe të informojmë Qeverinë Shqiptare për gjendjen e qytetarëve të tyre.
#TiNukDoJeshKurrëVetëm😢👐🏿🇦🇱”, ka shkruar zëvendës kryeministri Bujar Osmani.

“Me dridhej zemra kur i shihja lotët e tyre dhe kur i dëgjoja se si e kanë përjetuar tërmetin në Durrës 😢. Por, ndihem krenar që sot isha afër tyre bashkë me Zv.kryeministrin Bujar Osmani për ti dëgjuar, ofruar ndihmë dhe për t’iu treguar se vendi ynë i mirëpret 🤝🏻 në çdo moment.
Respekt 🙏🏻 për gjithë ju që jeni solidarizuar dhe në forma ndryshme iu ndihmoni motrave dhe vëllezërve tanë nga Shqipëria!”, ka shkruar drejtori Muça në facebook.