Osmani dhe Spasovski për vizitë dyditore në Bruksel

Një delegacion qeveritar i udhëhequr nga kryeministri Oliver Spasovski dhe zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane Bujar Osmani, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Bruksel.

Marketing

Kryeministri Spasovski do të ketë fjalim në Konferencën ndërkombëtare “Së bashku për Shqipërinë” në Komisionin Evropian, ndërsa do të takohet edhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, kryetarin e Parlamentit Evropian David Maria Sasoli, kryetaren e Komisionit Evropian Ursula Fon Der Lajen, si dhe komisarin për Politikë Fqinjësore dhe Zgjerim të Bashkimit Evropian Oliver Varhei.