Osmani: Do të ndërpriten bisedimet me BE-në, nëse deri në nëntor nuk i realizojmë ndryshimet kushtetuese

Kreu i MPJ-së, Bujar Osmani thotë se deri në nëntor duhet të përfundojnë ndryshimet kushtetuese për futjen e bullgarëve në Kushtetutë. Osmani theksoi se mos-realizimi i ndryshimeve kushtetuese mund të sjell ndërprerjen e bisedimeve për anëtarësim të vendit tonë në BE.

Marketing

“Frika ime është që nëse nëntori na nxë pa përfunduar ndryshimet kushtetuese, do të ndërpritet bisedimet, do ta humbasim momentin, ndërsa humbja e momentit është një nga punët më të këqija që mund të na ndodhin në rrugën evropiane dhe kam frikë…shpresoj që nuk do të keqpërdoret, se do të hyjmë në ndonjë skenar malazez”, tha mes tjerash Osmani.

Marketing