Osmani e Duraku nesër vizitojnë Dibrën

Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, d-r Bujar Osmani, së bashku me Ministrin e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor , Sadulla Duraku, në datë: 21.07.2018 do realizojnë vizitë në Komunën e Dibrës.

Marketing

Në kuadër të vizitës me fillim në ora 12:00 do realizojnë takim me Kryetarin e Komunës së Dibrës, Rruzhdi Latën, në ambientet e Komunës ku do të diskutojnë për projektet të cilat janë në realizim e sipër në Komunën e Dibrës si dhe aktivitet që planifikohen të realizohen në periudhën e ardhshme në këtë Komunë.

Më pas me fillim në ora 12:30 përfaqësuesit e Qeverisë si dhe Kryetari i Komunës do inspektojnë projektet e sapondërtuara infrastrukturore në Dibër, ku dhe do të jepet deklaratë për mediumet.

Marketing