Osmani e prezantoi Planin 18 para përfaqësuesve të VMRO-DPMNE-s opozitare

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës Maqedonisë, për Çështje Evropiane, sëbashku me përfaqësuesit e Sekretariatit për Çështje Evropiane, e prezantoi Planin 18 para përfaqësuesve VMRO-DPMNE-së opozitare.

Marketing

Në takim Osmani fillimisht shprehu falënderim ndaj opozitës, për rolin e tyre konstruktiv në  implementimin e reformave nga Plani 3-6-9, me çka krijoi rrethana për progres thelbësor në agjendën reformatore të shtetit, e cila u konfirmua edhe nga ana e Komisionit Evropian në raportin e saj të fundit për vendin.

„Plotësisht e kuptoj nevojën e opozitës për të ndërtuar politika alternative nga ato të Qeverisë, por, apeloj për reformat thelbësore, për perspektivën euroatlantike dhe interesat strategjike të vendit, të ndërtojmë konsensus politik, shoqëror i cili paraqet katalizator në përparimin e vendit“- tha Osmani.

Në vazhdimësi përfaqësuesve të VMRO-DPMNE-s iu prezantuan fushat kyçe nga plani i ri i reformave, Plani 18, si dhe masat e deritanishme të propozuara, si bazë në të cilën Sekretariati për Çështje Evropiane do ti mbledh  në periudhën e ardhshme  nga Delegacioni i BE-së, Administrata e BE-së në Bruksel, organizatat civile të vendit, ekspertë dhe sigurisht nga opozita.

„Propozimet,komentet dhe sugjerimet eventuale të juaja, kanë trajtim të veçantë në definimin e plotësimit të Planit 18, duke pasur parasysh qëllimin e Qeverisë dhe shumicës qeverisëse, për ndërtim të konsensusit politik, edhe jo vetëm ligjet të cilat udhëzojnë në të përshkak të nevojës nga dy të tretat e shumicës, por si përfitim poltik e cila udhëzon në seriozitetin e shtetit“ – theksoi Osmani

Në fund,Osmani pohoi se  implementimi i reformave nga Plani 18,përskaj rëndësis së saj të madhe për përparim në integrimin evropiane , kanë edhe kuptim thelbësor në ndërtimin e një  jete me cilësore për të gjithë qytetarët e këtij  vendi, kushte më të mira për biznes, progres më të madh ekonomik, më shumë vende pune, më shumë drejtësi për secilin nga ne, dhe në përgjithësi, krijim të një shoqërie më të mirë për të gjithë ne.

Marketing