Osmani: E rëndësishme që këtë vit t’i fillojmë bisedimet

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në një intervistë për Tv21, foli rreth zhvillimeve të fundit dhe se kur do të fillojnë bisedimet, Osmani tha se është me rëndësi është këtë vit t’i fillojmë bisedimet çështja a do të marrim datën në fillim të qershorit apo në mes të qershorit do të varet nga Bundestagu.

Marketing

“Bisedimet fillojnë atëherë kur mbahet mbledhja e përbashkët qeveritare, ndërmjet delegacionit shtetëror që e udhëheq unë në Maqedoninë e Veriut dhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Fillimit në qershor duhet t’i jepet mandat komisionit për të përgatitë kornizën negociuese pastaj të konfirmohet korniza në tetor dhe menjëherë në dhjetor të mbahet mbledhja e përbashkët.

Për ne është me rëndësi është këtë vit t’i fillojmë bisedimet çështja a do të marrim datën në fillim të qershorit apo në mes të qershorit do të varet nga Bundestagu. Ne nuk do të heqim dorë deri në ditën e fundit deri në sekondin e fundit t’i bindim se qershori është i rëndësishëm të merret vendimi për shkak se prej në qershor deri në shtator mund të ketë shumë momente të paparashikuara që mund ta kompletojnë situatën”, deklaroi Bujar Osmani, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane.