Osmani emërohet shef i ekipit negociues me BE

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani është emëruar shef i delegacionit dhe kryenegociator për Bashkimin Evropian, njoftoi kryeministri Zoran Zaev në konferencën e përbashkët për shtyp me komisionarin e BE Johannes Hahn.

Marketing

“Sot, me Hanin, përcaktojmë hapat e ardhshëm të skriningut dhe përgatitjet e negociatave që duhet të fillojnë vitin e ardhshëm. Han na paraqiti planin udhëzues për skriningun ndërsa ne miratuam konkluzat për të filluar procesin. Qeveria ka emëruar Bujar Osmanin kryenegociator në BE, zëvendësi i tij do të jetë këshilltari aktual për integrimin euro-atlantik në zyrën time, Bojan Mariçiq. Qeveria ka angazhuar Ministrin e Punëve të Jashtme që të përgatisë informacion me propozim koncept për strukturën e bisedimeve dhe e njëjta do të dorëzohet për miratim në qeveri “, tha Zaev.

Marketing