Osmani: Emrat e shkollave në Çair janë ndërruar konform rregullave

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani i ftuar ne emisionin “Programi 200” në Alsat duke folur për kundërshtimin nga ana e kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, për ndryshimin e dy emrave të shkollave në Çair, ku sipas këtij të fundit këto vendime janë miratuar në kundërshtim më procedurat ligjore, Osmani thotë se këto veprime janë bërë konform të gjitha rregullave. Osmani, biles, fton institucionet kompetente të bëjnë verifikimet e tyre nëse ndërrimi i këtyre emrave është bërë apo jo konform ligjeve.

Marketing

Procedura ka shkuar nëpërmjet kërkesës së këshillit të prindërve, këshillit komunal, te Ministria e Arsimit dhe Regjistri Qendror duke respektuar të gjitha hapat në këtë drejtim. Mirëpo unë mendoj se kjo çështje është ndoshta për dike çështje interpretimit ligjor, ndërsa për ne është çështje ndjenjash, emocionesh dhe nevojave të një shkolle që është 100 për qind shqip. Institucionet le të bëjnë verifikimet e tyre por nuk ka asnjë shkelje rregullash- tha Osmani.