Osmani: Estonia është model i një storie të suksesshme evropiane

Zëvendëskryetari i Qeverisë, për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, mbajti takim me Ambasadorin jorezident të Republikës së Estonisë për Republikën e Maqedonisë, Daniel Erik Shaer, i cili me rastin e përfundimit të mandatit të tij për vizitë qëndron në vendin tonë.

Marketing

“Estonia është një storie e suksesshme evropiane, model që Maqedonia fiton përvoja të rëndësishme, dhe mbështetja e vazhdueshme e së cilës ka rëndësi të veçantë për integrimet tona evropiane” – theksoi Osmani, duke i shprehur mirënjohjet me të sinqerta ambasadorit Daniel Saer për mbështetjen e vazhdueshme nga vendi i tij, si dhe për angazhimin e tij personal në ndërtimin e miqësisë mes dy vendeve.

“Maqedonia gjendet në fazën e fundit përgatitor para fillimit të negociatave me Bashkimin Evropian, dhe në këtë moment mbështetja nga miqtë ka rëndësi të veçantë për suksesin tonë” theksoi Osmani, duke potencuar progresin në përmbushjen e detyrimeve të vendit, si në implementimin e marrëveshjeve me fqinjët, ashtu edhe në adresimin e prioriteteve reformuese.

Në fund të takimit Osmani riafirmoi mirënjohjen e Qeverisë për bashkëpunimin deritanishëm mes dy vendeve, duke dëshiruar sukses Sh.T. Erik Shaer në angazhimin e tij të mëtutjeshëm profesional.

Marketing