Osmani: Fakti që OSBE-ja u shpëtua në Shkup është sukses i madh për diplomacinë tonë

Kryesimi i suksesshëm i OSBE-së, rrjedha dhe sfidat me të cilat u ballafaqua kryesuesi dhe diplomacia e vendit, ishin temë e bisedës në intervistën e dhënë për “Slloboden Peçat” të Ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Marketing

“Mund të shuhej “OSBE-ja gjatë kryesimit me të. Imagjinoni se çfarë trashëgimie historike do të kishim lënë. Sepse, të gjitha parakushtet, d.m.th një javë para fillimit të Këshillit në Shkup, të gjithë ishin të bindur se në Shkup do të fiken dritat për OSBE-në. E gjithë kjo ishte pjesë e menaxhimit të suksesshëm të 57 vendeve pjesëmarrëse, në të cilin për 4 vendet kandidate edhe për një vend kryesues janë harmonizuar edhe Rusia edhe Ukraina edhe ShBA-të edhe vendet anëtare të NATO-s dhe BE-së. Kjo nuk mund të imagjinohej deri para disa javësh para fillimit të vetë Këshillit dhe duhet ta vlerësojmë këtë. Kjo ka ngjallur vetëbesim në diplomacinë tonë”- tha Osmani.

Osmani theksoi se Këshilli i OSBE-së në Shkup është me rëndësi të madhe për diplomacinë tonë, por edhe për qytetarët, një dëshmi se realisht kemi kapacitete.

“Ne na mungon mundësia – ekspozimi, si mundësi për të dëshmuar veten. Pra, sistemi në MPJ, në të cilin kisha dyshime edhe unë, për cilësinë, mundësinë, dëshirën… u dëshmua i përkryer. Dëshmoi se nuk na mungon kapaciteti, por mundësia për ta dëshmuar veten”, përfundoi ministri.