Zëvendëskryeministër i angazhuar për Çështjet Evropiane Bujar Osmani njoftoi se Kina ka nisur ndihmën për Maqedoninë e Veriut e cila ka të bëj kryesisht me mjete mjekësore dhe mbi 5000 teste për Covid-19. Ai falënderoi Republikën Popullore të Kinës për ndihmën e ofruar e cila është rrugës për në Stamboll.
“Ndihma nga Republika Popullore e Kinës me mbi 5000 teste për Covid-19 dhe materiale mbrojtëse, maska , skafanderë u nis nga Shangai për Stamboll. Po organizohemi për ta sjell në Shkup!
Faleminderit RP të Kinës.
Faleminderit tê punësuarve në Sekretariat për Çështje Evropiane për punën e palodhshme!”, ka shkruar Osmani në facebook.