Osmani: Fqinjët tanë të jenë motor dhe jo frenues të procesit tonë të integrimit

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani mori pjesë në video – konferencën kushtuar Ballkanit Perëndimor pas vitit 2020- veprime dhe vendime në kohë të pandemisë.

Osmani ka pasur fjalë hyrëse në panelin kushtuar procesit të aderimit në BE dhe transformimit politik, ekonomik dhe social në rajon.

Në prezantimin e tij Osmani, foli për përpjekjet e vendit tonë në procesin eurointegrues, si dhe pritjet tona për miratimin në kohë të Kornizës negociuese, njëherit të udhëhequr nga parimet e metodologjisë së re në procesin negociues.

“Ftoj miqtë tanë evropian që ta njohin momentumin dhe të mos lëshojnë shansin që të finalizohet fundi i vitit mrekullueshëm, ashtu sikur filloi. Dëshiroj fqinjët tanë të jenë motor dhe jo frenues të procesit tonë eurointegrues dhe së bashku t’i gëzojmë përfitimet nga transformimi politik, ekonomik dhe social i rajonit”, theksoi ministri Osmani.

Marketing