Osmani: Gatishmëria e BE për zgjerim të shkojë paralel me përgatitjet e Ballkanit për anëtarësim

Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në fjalimin e tij në forumin ‘Quo Vadis Europa’ të organizuar nga Komisioni Europian, kërkoi angazhim më të madh edhe të Bashkimin Europian.

Marketing

Njoftimi i ministrit të punëve të jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në X (dikur Twitter) i është ngjitur edhe pjesë e xhirimit të ligjëratës së mbajtur nga ai në panel të përbashkët me Përfaqësuesin e Lartë të Komisionit Europian për Politika të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell.

“Gatishmëria e BE’së për zgjerim duhet të ecë dorë më dorë me përgatitjet e Ballkanit Perëndimor për anëtarësim” shkruhet në përshkrim të fjalimit.

Në Athinë ishte mbajtur takimi jo formal i BE’së në nderim të zotimeve të Samitit të Selanikut të 2003’së, ku u vunë parimet për zgjerimin e bllokut edhe në Ballkan. Të fundit që u anëtarësuan ishin kroatët më 2013.

Ballkani Perëndimor mori më shumë peshë me krizat e vazhdueshme në disa shtete ballkanike dhe posaçërisht me invadimin e Ukrainës nga Rusia. As blloku europian nuk ka mbetur pa u kritikuar për ngathtësinë e mungesën e kohezionit të brendshëm politik rreth çështjes së zgjerimit.

Osmani në fjalimin e tij në Salamanca të Spanjës tha se qeveritë e rajonit kanë mirëkuptim rreth “kompleksitetit të mjedisit në të cilin funksionon BE’ja, ngurrimin që ka BE rreth zgjerimit, nevojën që të thellohet para se të zgjerohet, të përshtatet para se të adaptojë ndryshimet në vendimmarrje për të mundësuar pranimin e anëtarëve të rinj nga Ballkani Perëndimor. Ajo që ne besojmë është se këto dy procese janë në përputhshme. Përgatitja e BE’së për zgjerim duhet të përparojnë njëkohësisht me përgatitjet e Ballkanit Perëndimor për anëtarësim. Ajo që na duhet ne është që këto dy procese të bashkërendohen, të lidhin rrugës ashtu që të mos ndërrojnë kah.”

Prezent në këtë forum ku diskutohej e ardhmja e Ballkanit Perëndimor, ishte edhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka.

https://twitter.com/Bujar_O/status/1694035730983518402?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1694035730983518402%7Ctwgr%5E028c33c4962799f2423394ed1786f8aebd267265%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fgazetametro.net%2Fosmani-para-borrell-gatishmeria-e-be-per-zgjerim-te-shkoje-paralel-me-pergatitjet-e-ballkanit-per-anetaresim%2F