Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani i ftuar në emisionin Klan Debat në Klan Macedonia tha se ka qenë për vizitë tek familja e ish-ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, i cili u arrestua nën akuzat për tragjedinë e Koçanit.
“Një pjesë e madhe e familjes së Kreshnik Bekteshit kanë qenë të burgosur politik në vitet e 80-ta dhe 90-ta, mirëpo e pash që janë të shqetësuar për lidhjen që po bëhët ndërmjet Kreshnikut dhe tragjedisë së Koçanit. Është e habitshme se si në një vend kandidat për në BE të kurdisen kështu narrativi për këso tragjedi vetëm që të ikin nga përgjegjësia. Prandaj mesazhi I asaj vizite ishte njerëzor, mirëpo më la përshtypjë forca e familjes Bekteshi”, tha Osmani.
Osmani tha se Bekteshi po mbahet padrejtësisht në burg, më qëllimin e vetëm që pushteti të mbrojë fajtorët e vërtetë.
“Për pafajsinë e Kreshnik nuk e them vetëm unë, e thonë ekspert të fushës, në rrjete sociale, në media etj. Shqiptarë dhe maqedonas po pajtohen me këtë mendim, që një ministër I BDI-së me qëllim po akuzohet padrejtësisht. Kjo është padrejtësi ndaj një qytetari të këtij shteti, prandaj nuk guxojmë të heshtim, sepse eshte rast I kapjes së shtetit nga partia. Po mbrohen ata që janë përgjëgjës dhe po akuzohet dikush tjetër. Nuk guxojmë të heshtim dhe të normalizojmë këso ngjarje degraduese”, tha Osmani. /tvklan.mk