Kryediplomati Bujar Osmani ka reaguar kundër zërave antishqiptare, të cilët vjellin vrerë ndaj avancimeve dhe ambasadorëve shqiptarë në diplomaci.
“Histeri e paparë kundër çdo shqiptari që punësohet ose eëmrohet në pozitë, pa i njohur njerëzit fare. Vetëm ua lexojnë emrat se janë shqiptarë dhe fillojnë vjellin vrer. Kjo fushatë po merr përmasa shqetësuese. Ka ardhur koha me u thënë MJAFT!”, ka shkruar i pari i Diplomacisë Osmani, pas reagimit të Sindikatës diplomatike se ministri Osmani ka emëruar përfaqësues diplomatik shqiptarë pa kritere.