Osmani i dorëzon letrat kredenciale Ambasadorit të ri slloven, Milan Predan

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani ka takuar sot Ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Sllovenisë,z.Milan Predan.

Marketing

Ministri Osmani ka përgëzuar Ambasadorin e sapoemëruar për marjen e funksionit duke i dëshiruar punë të frytshme dhe bashkëpunim të suksesshëm.

Siç ka theksuar Osmani bashkëpunimi mes dy vendeve dhe Ambasadorin paraprak ,z.Milan Jasbec ka qen i shkëlqyeshëm,duke e siguruar Ambasadorin e sapoemëruar për mbështetje të plotë të Ministrisë së Punëve të jashtme,dhe zhvillim të mëtutjeshëm të marëshënieve miqsore mes dy vendeve.

“Më lejoni t’ju përgëzoj për marrjen e funksionit të ri dhe po ashtu t’ju dëshiroj punë të frytshme dhe bashkëpunim të suksesshëm, me çka, edhe më tej do të përforcohen marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve. Me paraardhësin tuaj Milan Jazbec, kishim një bashkëpunim të shkëlqyeshëm, dhe ju siguroj që në periudhën e ardhshme, do të keni mbështetje të plotë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, që të vazhdojmë t’i zhvillojmë marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve”, ka theksuar Osmani.