Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani deklaroi se është i përgatitur të propozoj ndryshim në punën e Komisionit të përbashkët për çështje historike mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.
“Jam i gatshëm të propozoj që të hyjmë në bisedime për ndryshime eventuale në mënyrën e punës, pse jo edhe strukturën dhe përbërjen e Komisionit të përbashkët të historisë”, tha Osmani në intervistë për BNT.
Osmani theksoi se Republika e Bullgarisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut nuk duhet të bëhen pjesë e problemeve të pazgjidhura në rajon.
Duke komentuar kërkesën për përfshirjen e personave me identitet bullgar si popull shtet-ndërtues në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Osmani tha se konsideron se Bullgaria është e njoftuar për të drejtat e mëdha kolektive që u jep bashkësive të ndryshme në Maqedoninë e Veriut.