Osmani i prezanton presidentit të ri të Këshillit Evropian ‘dëshmitë për lidhjet e Serbisë’ me sulmin në Zubin Potok

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se i ka prezantuar presidentit të ri të Këshillit Evropian, Antonio Costa, “dëshmitë për lidhjet e Serbisë” me sulmin e 29 nëntorit në Zubin Potok dhe të sulmit të armatosur që ndodhi vitin e kaluar në Zveçan.

Takimi ndërmjet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa. Bruksel, 4 dhjetor 2024.

Marketing

Osmani u takua me zyrtarin e lartë evropian në Bruksel dhe i tha atij se sulmi në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në Varragë të Zubin Potokur, “kishte për qëllim që të linte një pjesë të madhe të qytetarëve të Kosovës pa ujë, pa energji elektrike, pa ngrohje dhe me pengesa në sistemin e telekomunikimit”.

Autoritetet në Kosovë e fajësojnë Serbinë për sulmin në Zubin Potok dhe për atë në Banjskë të Zveçanit. Por, Serbia ka mohuar përfshirjen në të dy rastet dhe sulmin e 29 nëntorit të këtij viti e ka dënuar, duke shtuar se do të kryejë hetime.

Osmani foli edhe për Millan Radoiçiqin, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023. Sipas Osmanit, ai është personi që po zbaton “urdhrat e Beogradit zyrtar për sulme ndaj Kosovës”, duke thënë se ai vazhdon të jetë i lirë “dhe kjo dëshmon mungesën e gatishmërisë së Serbisë për përgjegjësi dhe llogaridhënie për aktet e agresionit ndaj Kosovës”.

Osmani kërkoi bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar për hetimin e sulmit në Varragë të Zubin Potokut.

“Ajo [Osmani] potencoi se është shumë me rëndësi, që përveç hetimit, puna jonë e përbashkët të fokusohet edhe në parandalimin e sulmeve të reja”, u tha në njoftimin e Presidencës kosovare.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë dënuar ashpër sulmin ndaj kanalit të Ibër-Lepencit dhe i kanë ofruar ndihmë Kosovës.

Ky kanal furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit gjithë veriun e Kosovës, rajonet e Mitrovicës, Prishtinën me rrethinë, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.

Osmani foli edhe për Millan Radoiçiqin, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023.

Sipas Osmanit, ai është personi që po zbaton “urdhrat e Beogradit zyrtar për sulme ndaj Kosovës”, duke thënë se ai vazhdon të jetë i lirë “dhe kjo dëshmon mungesën e gatishmërisë së Serbisë për përgjegjësi dhe llogaridhënie për aktet e agresionit ndaj Kosovës”.

Osmani kërkoi bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar për hetimin e sulmit në Varragë të Zubin Potokut./REL