Osmani ia dorëzoi ekzekuaturën Konsullit të sapoemëruar të Nderit në Turqi

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani gjatë vizitës në Turqi ia dorëzoi ekzekuaturën Eser Xhevahirit, Konsullit të sapoemëruar të Nderit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Turqisë, që përfshin rajonin e Edrenesë, K’rklarelit dhe Tekirdagut, me seli në Edrene.

Marketing

Duke ia uruar atij pozicionin e ri, prestigjioz dhe të përgjegjshëm, Ministri Osmani theksoi se pret thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë dhe mundësisë për tërheqjen e investimeve të huaja.

“E rëndësishme në mandatin tuaj do të jetë përfaqësimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në të gjitha sferat e interesit të pëbashkët, në të cilat ekziston mundësia për intensifikimin e lidhjeve dhe bashkëpunimeve ekzistuese. Republika e Turqisë është vend me potencial të madh, që mund të shfrytëzohet për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale”, tha Osmani.