Osmani: Inkurajojmë arritjen e marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, të gatshëm për të ndihmuar

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani thekson se zgjidhja përfundimtare e problemit të Kosovës dhe Serbisë do të sigurojë stabilitet dhe një perspektivë evropiane në Ballkanin Perëndimor.

Marketing

“Progresi i arritur dje në Bruksel, në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, paraqet një hap të rëndësishëm në interes të gjithë rajonit.

Si një fqinj i afërt i të dy vendeve, inkurajojmë hapat e mëtejshëm për zgjidhje përfundimtare që do të sigurojë stabilitet dhe një perspektivë evropiane në Ballkanin Perëndimor, duke shprehur në të njëjtën kohë gatishmërinë tonë për të ndihmuar dhe kontribuar në çdo mënyrë të mundshme”, shkruan Osmani në profilin e tij në Facebook.

https://www.facebook.com/bujar.osmani.7/posts/769987577815899