Akuzohet për trafik kokaine, Belgjika dënon me 12 vite burg shqiptarin

Dënohet në Belgjikë me 12 vite burg Rramazan Raja, nipi i deputetit të PS, Rahman Rraja.

Marketing

Lajmi është bërë i ditur nga mediat vendase, të cilat shkruajnë se drejtësia ka dhënë dënimet për një organizate droge shqiptaro-letoneze që tregtonte kokainë në portet e Antëerpen dhe Vlissingen.

Gjykata vendosi një dënim me 12 vjet burg për krerët e grupit, tre vjet më shumë se sa kishte kërkuar Prokuroria Publike.

Gjatë gjykimit, Prokuroria Publike e cilësoi grupin si një organizatë kriminale “të lartë” që nxirrte fitime të mëdha nga kontrabanda dhe trafikimi i kokainës.

Hetuesit kanë mundur të zbulojnë organizatën falë pajisjeve të përgjimit që kishin vendosur në banesën e 36-vjeçarin Kaspars të njohur si ‘The Boss’ N., në Berchem.

Sipas mediave belge, organizata lidhet me tre grupe kokaine edhe këto të fundit të përgjuara.

Më tej në artikull thuhet se hetuesit dëgjuan Kaspars N. dhe shqiptarin Ramazan Raja duke folur për një kontejner që ndodhej në kalatën 1742. Një kontenier me banane që tashmë ishte kontrolluar nga dogana, por pa rezultat.

Gjatë një kontrolli të ri, doganierët gjetën në tavanin e koshit një sasi prej 57 kilogramësh kokainë. Herë pas here, thuhet se droga dërgohej nga Ekuadori, zona e preferuar e punës së kriminelëve shqiptarë të drogës.

Telefonat celularë të anëtarëve të bandës siguruan material fotografik për hetuesit. Shtretër hotelesh plot me para, foto jahtesh luksoze dhe orë me vlerë 655 mijë euro. Ata panë gjithashtu shumë foto të blloqeve të kokainës. Sipas prokurorit publik, i dyshuari kryesor Kaspars N. gjithashtu investoi në një restorant pokeboël në Antëerp. “Në këtë mënyrë organizata ka investuar para kriminale në ekonominë e rregullt”, ka thënë kryetarja e aktgjykimit të gjykatës.

Gjykata vendosi ta dënojë organizatën shumë më ashpër sesa kishte kërkuar Prokuroria Publike. Udhëheqësi Kaspars N. u dënua me dymbëdhjetë vjet burg dhe 48 mijë euro. Përveç kësaj, ai duhet t’i dorëzojë shtetit belg 2.8 milionë euro pasuri kriminale. Me 12 vjet burg janë dënuar edhe dy persona të tjerë, me 40 mijë euro gjobë.

Marketing