Osmani: Integrimi në BE, ndikon edhe në sigurinë e vendit

Siguria e vendit u përforcua si rezultati i integrimit në NATO, por që të bëhet vendi edhe më i fuqishëm, ministri i jashtëm Osmani, bën thirrje për përshpejtimin e procesit në Bashkimin Europian.

Marketing

“Presim të përfundojmë skriningut deri në nëntor të këtij viti, ndërsa pavarësisht nga procesi i përmendur, synojmë të hapim edhe klasterin e parë të negociatave të anëtarësimit. Kuvendi ynë do të ketë një rol kyç në proces, prandaj është e rëndësishme që të gjitha forcat politike të bëhen bashkë rreth këtij qëllimi.”, – u shpreh ministri i jashtëm, Bujar Osmani.

Këto komente Osmani i bëri në panel diskutimin mbi politikën e jashtme të sigurisë – sfidat dhe mbrojtja e vendit