Osmani: Integrimet evropiane mbeten prioriteti më i lartë i vendit

Angazhimi ynë strategjik mbetet integrimi në BE- dhe NATO, vazhdojmë të punojmë në reformat, miratimin dhe zbatimin e rregullave evropiane dhe standardeve për afrimin e vendit drejt BE-së, dhe fillimin e negociatave për anëtarësim të plotë në Union, konkludoi zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani, në takim e sotëm me ministrin për Çështje Federate, Evropiane dhe Ndërkombëtare në Qeverinë e krahinës Federale të Rajnës Veriore Vestfalia, Shtefan Holthof- Pforner.

Marketing

“Marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale mes vendeve tona janë të dukshme në më shumë nivele, edhe pse periudhën e kaluar më aktuale ishte mbështetja për integrimet tona evropiane, në veçanti mbështetja e zëshme gjatë Samitit të tetorit, dhe lirisht mund të them se Gjermaninë e shohim si partner në procesin e përgjithshëm euro- integrues”, theksoi Osmani, duke potencuar se përpjekjet e Gjermanisë për mbështetjen e vendit janë të dukshme edhe nëpër procesin e Berlinit, e cila u tregua si platformë thelbësore për bashkëpunimin rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por nuk është më pak i rëndësishëm edhe bashkëpunimi bilateral që Maqedonia e Veriut në mënyrë të drejtpërdrejtë e merr përmes ndihmës financiare dhe ndihmës teknike për institucionet nacionale dhe për realizimin e iniciativave rajonale.

Siç informon Sekretariati për Çështje Evropiane (SÇE) në takim u diskutuan edhe për çështjet lidhur me rrjedhën e integrimeve evropiane të vendit, si dhe për bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve në kontekst të integrimit evropian, ndihmës bilaterale dhe shkëmbimit tregtar mes dy vendeve, si dhe u shqyrtuan edhe mundësitë për iniciativa të mëtejme për avancimin e marrëdhënieve mes Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë.