Zv/kryeministri Bujar Osmani sonte në Click Plus në Tv21 duke folur për masat lehtësuese ku prej nesër fillon edhe hapja e kazinove dhe bastoreve, Osmani u shpreh se ka qenë me një mendim ndryshe në komision. Sipas tij këtë vendim e ka marrë Ministria e Financave dhe komisioni nuk e ka kundërshtuar.
“Sa i përket hapjeve të kazinove kam pasur mendim ndryshe, por vlerësimi ka qenë i komisionit, për shkak se bastoret funksionojnë në sistem të sportelit, nuk ka qëndrim brenda, por vetëm blenë tiketën dhe insistimii Ministrisë së Financave se buxheti i shtetit varet nga të hyrat që vijnë nga ata” u shpreh Osmani.
https://www.facebook.com/watch/?v=3072559129470439