Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani përmes një video incizimi fton qytetarët e Çairit që të takojnë përfaqësuesit e ekzekutivit të BDI-së dhe deputetët e zonës.
Me këtë rast, siç njoftojnë nga SÇE dhe Bashkimi Demokratik për Integrim, nesër, në hapësirat e Komunës së Çairit nga ora 13:00 deri në orën 18:00 do të organizohet ditë e hapur për qytetarët e Komunës së Çairit, me ç’rast të gjithë qytetarët do të kenë mundësi të diskutojnë, shkëmbejnë ide, të japin propozime, vërejtje dhe kërkesa për punën e Qeverisë.
Të pranishëm krahas zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Bujar Osmani do të jenë, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraku, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, zëvendësministrja e Financave, Shirete Elezi, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, zëvendësministri i Shëndetësisë Asim Musa, zëvendësministri i Mbrojtjes, Bekim Maksuti, sekretari shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë, Nefrus Çeliku, sekretari shtetëror në Ministrinë e Administratës Publike, Jahi Jahiu, deputetët e zonës, Artan Grubi dhe koordinatori i grupit parlamentar Ejup Alimi.
Një qeverisje ndryshe..
Publiée par Bujar Osmani sur Vendredi 31 août 2018