Kandidati për president nga radhët e BashkimiT Demokratik për Integrim Bujar Osmani në një intervistë për Zërin e Amerikës, tha se kandidatura e tij ishte “një referendum” në mbështetje të idesë që presidenti të zgjidhet nga parlamenti. “Një mbështetje plebishitare për idenë që presidenti të zgjidhet në Parlament me dy të tretat e votave dhe me shumicë të dyfishtë, ku edhe shumica e deputetëve shqiptarë do të jetë përcaktuese për zgjedhjen e presidentit”, u shpreh ai duke shtuar se presidenti duhet të jetë një figurë që bashkon qytetarët e vendit.
Osmani tha se priste që qeveria e re të miratonte ndryshimet në kushtetutën e vendit, si dëshmi e synimeve për integrimin europian të Maqedonisë së Veriut.
Intervista e plotë në linkun më poshtë 👇 https://fb.watch/qoQnoWT45M/?mibextid=UyTHkb