Osmani: Kemi bërë hapa të mëdha drejtë qëllimeve strategjike

Zëvendëskryetari i Qeverisë për çështje evropiane, Bujar Osmani, sot mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të nivelit të lartë në Shkup ,,Zgjerimi i BE-së në udhëkryq”
,,Shumë herë kam thënë se orientimi i Ballkanit Perëndimor drejt BE-së nuk është për arsye gjeografike, historike apo ekonomike, por qëllimi është që të ndërtohet partneritet strategjik afatgjatë, përkatësisht mënyrë se si të ndryshohen vendet e Ballkanit, ndërsa BE të na pranojë si të barabartë”, theksoi Osmani, duke e quajtur këtë proces mision që duhet ende për tu plotësuar.

Marketing

,,Këtë vit morëm raportin më pozitiv deri më tani nga Komisioni Evropian, i cili reflekton reformat e realizuar dhe progresin e arritur. Sikur edhe vet ta shkruaja Raportin, nuk do të ishte aq pozitiv – do të mendonit që jam i njëanshëm dhe po ekzagjëroj. Megjithatë këtë Raport e shkruajnë profesionistë të cilët e ndjekin përparimin tonë në baza ditore dhe vlersojnë gjithçka që kemi arritur”, potencoi Osmani, duke theksuar se ky sukses dhe njohje nuk janë dhuratë, por meritë e fituar me shumë përkushtim, me shumë punë, udhëheqje të guximshme në dy vitet e fundit, por edhe me vlerën e akumuluar të rëndësishme gjatë një dekadë e gjysmë së kaluar.

,,Ky vit i 2019 është një pikë kthesë për Bashkimin Evropian, por më lejoni të shtoj një vit vendimtar për ne – vendet e Ballkanit Perëndimor. Kemi një shansë të papërsëritshme për të përdorur fokusin e Evropës që synon konsolidimin e kontinentit për të krijuar vlerë të qëndrueshme për ne, për shoqëritë tona, për gjeneratat e ardhshme. Në këtë drejtim, suksesi i Maqedonisë së Veriut duhet të jetë nxitje për vendet tjera të rajonit për t’u bashkuar me valën evropiane dhe për të përdorur këtë momentum evropian” përfundoi Osmani.

Konferenca Ndërkombëtare është nën organizimin e ish-Kryetarit Branko Crvenkovski dhe Klubit të Podgoricës, në të cilën marin pjesë Kryetarë dhe Kryeministra të mëparshëm nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Sllovenia, Sërbia, Kroacia dhe Mali i Zi.

Marketing