Osmani: Kemi siguruar edhe 50 respiratorë të tjerë

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropian, Bujar Osmani në rolin e funksionit të koordinatorit nacional me ndihmat nga jashtë për krizën Kovid-19, ka njoftuar se janë siguruar edhe 50 respiratorë të tjerë nga kredia e Bankës Botërore nëpërmjet UNDP-së.

Marketing

“10 prej tyre do të arrijnë deri më 5 maj, dhjetë të tjerat deri më 15 maj dhe 30 të tjerat deri në fund të majit. Kjo do të thotë se gjithsej, bashkë me ata të siguruar nga Bashkimi Evropian, kemi siguruar 70 respiratorë që Ministria e Shëndetësisë, në mbledhjen e djeshme e konsideroi si të mjaftueshme për nevojat e klinikave”, tha Osmani.

Marketing