Osmani: Këto ditë do të miratojmë pako të masave për Muajin e Ramazanit

Shtabi qendror i krizës për Kovid-19, këto ditë do të bisedojë me temë Muaji i Ramazanit, deklaroi zëvendëskryeministri Bujar Osmani, i cili theksoi se me siguri Qeveria do të miratojë pako të vendimeve lidhur me Muajin e Ramazanit.

Marketing

“Këto ditë planifikojmë që në Shtabin qendror të bisedojmë lidhur me Muajin e Ramazanit, pasi bëhet fjalë për festë prej 30 ditëve, me specifika të caktuara, që t’i shohim të gjitha rrethanat, cilat janë rreziqet e mundshme nga sjellja eventuale e njerëzve, duke i respektuar obligimet fetare”, tha Osmani.

Ai, njëheri iu falenderua udhëheqësve të BFI-së, të cilët vullnetarisht pranuan t’i mbyllin xhamitë, respektivisht t’i ndalojnë ritet fetare tani disa javë.

“Mendoj se ashtu duhet edhe të vazhdojë gjatë periudhës së ardhshme, derisa nuk stabilizohet gjendja shëndetësore, respektivisht Komisioni për sëmundje infektive nuk merr vendim se mundet përsëri të ketë tubime të njerëzve”, tha Osmani.

Muaji i shenjtë i Ramazanit, do të fillojë më 24 prill (të premten) dhe do të zgjasë 30 ditë.