Në tubimin e mbajtur sonte në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, zëvenëskryeministri Bujar Osmani, tha se koncepti i BDI-së është shtyllë për qëllimin tonë final – barazinë tonë të plotë.
“Për herë të parë folëm shqip në parlament, nënshkruam dokumente dygjuhësore nëpër ministritë tona, emëruam qeverinë dhe institucionet edhe në gjuhën shqipe, ndamë kazermën e Ilindenit dhe ja dhamë universitetit Nënë Tereza për të bërë kampus, filluam procedurën për të ndërtuar aksin Shkup-Bllacë, por gjithashtu nënshkruam marrëveshjen e Prespës dhe zgjidhëm çështje që mbanin peng këtë vend dhe pezull stabilitetin dhe nënshkruam protokollin për anëtarësim në NATO dhe BE”, tha mes tejrash Osmani
Osmani tha se mozaiku prapa meje që tregon historinë tonë nga Skenderbeu e deri te Ali Ahmeti, prandaj ne jemi ata që e dimë qëllimin final.
“ky gurrë është implementimi i koncensualitetit, njerëzit tonë kërkojnë qartësi e politikë strategjike, nuk kërkojnë politika që varen nga emocionet ditore por të një strategjie që është menduar dhe paraparë gurrë më gurrë”, theksoi Osmani.