Osmani: Kryesimi i Kroacisë me BE-në,historike për ne

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani sot mbajti takim me Ministrin për Punë të Jashtme dhe Çështje Evropiane të Republikës së Kroacisë, Gordan Grliq Radman, i cili për vizitë pune qëndron në vendin tonë.

Marketing

Zëvendëskryeministri Osmani fillimisht shprehu falënderim deri tek Ministri Grliq Radman për qasjen aktive të marrjes së kryesimit nga ana e Kroacisë me BE-në, lidhur me angazhimet e tyre për promovimin dhe intensifikimin e perspektivave evropiane për Ballkanin në përgjithësi, duke i shprehur falënderim edhe për angazhimin personal të Kryeministrit Plenkoviq për intensifikimin e procesit të zgjerimit.

“Më paraqet kënaqësi të veçantë vizita e sotme e Ministrit Grliq Radman që përkoi me publikimin e Raportit të jashtëzakonshëm për progresin dhe gjendjet në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në të cilën edhe një herë u konfirmua rekomandimi i vitit të kaluar për fillimin e negociatave”- theksoi Osmani duke potencuar se publikimi i metodologjisë së re për zgjerim në fillimin e muajit të kaluar, ky është momenti i dytë kyç pas Samitit të tetorit, që në mënyre bindëse tek ne kthen besimin në integrime evropiane dhe e hap rrugën për vendimin për fillim të negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut këtë pranverë.

“Publikimi i Raportit të sotëm për progres, tregon se besimi i Komisionit Evropian për gatishmërinë tonë jo vetëm që akoma e kemi, por tani është edhe i rritur, që është e rëndësisë së veçantë jo vetëm për ne, por edhe për vendet – anëtare, që është edhe konfirmim për punën tonë dhe tregues i vërtetë se vendi po ec në drejtim të duhur” – shtoi Osmani.

Dy bashkëbiseduesit gjatë bisedës së bashku shprehën besim se Samiti i ardhshëm në maj i BE-së në Zagreb i përkushtuar për marrëdhëniet mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të jetë i suksesshëm, duke e pasur parasysh rëndësinë historike lidhur me përforcimin e vëmendjes së BE-së drejt rajonit, si vend ku do të vendosen themelet për bashkëpunimin afatgjatë mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.