Osmani: Kur nuk shënon, atëherë dënohesh

Rrallë kush mund të besonte se Pobeda dy herë do të shënojë fitore ndaj Shkëndijës dhe do të sigurojë gjysmëfinalen në Kupën e Maqedonisë, pa pranuar gol. Mungesa e fatit, humbje të rasteve dhe sulmuesit e lënduar janë arsyet kryesore për eliminimin e skuadrës tetovare.

Marketing

“Sërisht është ai rregull i pashkruar se nëse nuk shënon gol, do të ndëshkohesh. Në pjesën e dytë u futëm duke dominuar, mirëpo pasi pranuam golin e dytë , u mbyll storja jonë. Nëse e analizojmë se si kemi luajtur këtë vjeshtë , lojrat në Evropë, na kanë lënë gjurmë, në ka kapur kriza, mirëpo shumë shpejtë u kthyem. Ndoshta vetëm ky eliminim në Kupën e Maqedonisë , mund të vlerësojmë si pikë e dobët,” tha mes tjerash Qatip Osmani për Gol.mk.

Pas tri vitesh , Maqedonia do të ketë fitues të ri në garat e Kupës, pasi që Shkëndija për herë të parë nga viti 2015, ka humbur një duel të dyfsiht me një ekip nga Maqedonia.