Osmani: Liria e mediave është tregues i drejtpërdrejt për progresin civilizues të shoqërisë 27 min

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, mori pjesë në video takim në nivel ministror, për sigurinë e gazetarëve dhe çështjen e mossanksionimit në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare për lirinë e medieve me ftesë nga Ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës, Stef Blok, informojnë nga MPJ e Maqedonisë.

Marketing

“Republika e Maqedonisë së Veriut është e përkushtuar në promovimin, mbrojtjen dhe avancimin e të gjithë të drejtave dhe lirive të njeriut, në mes të cilëve edhe të lirisë mediatike që paraqet tregues të drejtpërdrejt për progresin civilizues të shoqërisë”, theksoi Osmani.

Ministri duke folur për mbrojtjen e gazetarëve dhe punëtorëve mediatik nga çfarëdo forme e presionit ose lëndimi të drejtave të tyre, si dhe lirisë së shprehjes duke i dhënë fund të gjitha lëndimeve dhe krimeve dhe sanksionim përkatës të kryerësve, Osmani potencoi:

“Sanksionimi i secilit sulm dhe lëndim të të drejtave të gazetarëve është imperativ për funksionim normal të çdo shoqërie demokratike”.

Konferenca botërore për lirinë e mediave këtë vit është simbol i shënimit të Ditës botërore për t’i dhënë fund mossanksionimit për vepra penale kundër gazetarëve, me qëllim riafirmimin e përpjekjeve për respektimin e lirisë së shprehjes dhe mbrojtjes së sigurisë së gazetarëve.