Osmani: Lufta shkatërron shtëpitë dhe shpresat e njerëzve

Gjatë takimit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ku u mbajt në kuadër të Asamblesë së 78-të të Përgjithshme të OKB-së, e cila këtë javë po mbahet në Nju Jork. Ministri i punëve të jashtme dhe kryetari i OSBE-së, Bujar Osmani, ai foli për sfidat aktuale ku falënderoi kryesinë shqiptare të Këshillit të Sigurimit për muajin shtator, duke theksuar se prania e kombinuar e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në OKB, dhe se kjo është një shenjë e fortë përkushtimi dhe përgjegjësie nga dy shtete ballkanike.

Marketing

“Lufta përfaqëson shkeljen dhe sfidën më të madhe ndaj rregullave dhe detyrimeve ndërkombëtare që janë shkruar dhe nënshkruar nga e njëjta Rusi që tani po i shkel me përbuzje. Ajo shkatërron jo vetëm jetët dhe mjetet e jetesës në Ukrainë, shtëpitë dhe shpresat e njerëzve, por përtej kësaj, ajo ndikon në jetët e njerëzve shumë përtej Rusisë”, tha Osmani.

Si kryetar i OSBE-së, ai gjithashtu theksoi se organizata vazhdimisht ofron mbështetjen e saj përmes Programit Mbështetës në fusha të ndryshme që tashmë është në terren dhe që përfshin deminimin humanitar, promovimin e sundimit të ligjit dhe zbutjen e ndikimeve të mëvonshme mjedisore dhe ekonomike. Ai lajmëroi gjithashtu se planifikon të bëj një vizit tjetër në Ukrainë, me qëllim që të dëgjojë drejtpërdrejt nevojat, shpresat dhe frikën e njerëzve

Duke u bazuar në themelet e organizatave tona, siç tha Osmani, dhe duke punuar së bashku, pa kompromis në parimet e dakorduara, “duhet të bëjmë gjithçka për të vazhduar përpjekjet tona të përbashkëta për paqe, stabilitet dhe siguri”.