Osmani: Maqedonia e Veriut dhe Turqia mbeten partner strategjik

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani, mbajti takim me Ministrin për Punë të Jashtme të Republikës së Turqisë, Mevlut Çavushoglu në kuadër të vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut.

Marketing

“ Marrëdhëniet miqësore tradicionale të afërta mes dy vendeve janë shembull i vërtetë për ndërtimin e partneritetit strategjik, dhe në këtë kuptim, me kënaqësi mund të them se me ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO nga ana e Kuvendit të Madh Popullor, Turqia dëshmoi mbështetjen shumëvjeçare të vendit tonë në rrugën e saj drejt integrimit evropian dhe euro- atlantik” – theksoi Osmani.

Në vazhdim të takimit dy bashkëbiseduesit diskutuan për bashkëpunimin bilateral dhe mundësitë për thellimin e saj në të ardhmen, në kuadër të partneritetit strategjik afatgjatë, si dhe u hapën temat lidhur me integrimin evropian dhe perspektivat e vendit gjatë periudhës së ardhshme, në pritje të fillimit të negociatave në tetor. Osmani dhe Çavushoglu këmbyen mendime edhe për gjendjet në rajon, duke theksuar se suksesi në tejkalimin e çështjeve të hapura të Maqedonisë së Veriut me fqinjët është shembull i shkëlqyer i Ballkanit që duhet të jetë motivim dhe shtytje për të gjitha vendet tjera të Ballkanit.