Osmani: Maqedonia e Veriut duhet të hyjë sa më shpejtë në BE, për të mos shkuar në izolim ndërkombëtar

Duhet të sigurojmë 80 deputetë për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut, tha shefi i diplomacisë Bujar Osmani në një intervistë për Sitel. Sipas ministrit, nëse negociatat ndërpriten në nëntor, Shqipëria do të vazhdojë negociatat dhe Maqedonia e Veriut do të hyjë në një fazë serioze dhe ndoshta një dekadë izolimi.

Marketing

“Një rrugë e re po krijohet në rajon kryesisht për shkak të Ukrainës. Ajo ka marrë statusin e kandidatit në rrugën më të shpejtë të mundshme, ndoshta do të nis negociata, dhe kjo është gjithashtu një çështje e rëndësishme gjeopolitike. Bashkimi Evropian nuk mund të kalojë Ukrainën pa i dhënë një shans Ballkanit Perëndimor. Do të krijohet një rrugë edhe për dialogun Serbi-Kosovë. Ne mund të mos hyjmë në këtë rrugë të shpejtë, për të hyrë në një periudhë si në vitet 2006-2017 në një izolim ndërkombëtar”, thotë Osmani.