Osmani: Maqedonia, një prej vendeve të pakta në rajon që i ka kryer të gjitha detyrimet e veta

Pas zgjidhjes së çështjes së emrit dhe nënshkrimit të protokollit me NATO më 6 shkurt, që i hap rrugën anëtarësimit të Maqedonisë në Aleancën ushtarake, ky vend ballkanik tani pret të marrë një ftesë për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Marketing

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani, u shpreh me optimizëm për perspektivën e vendit, pasi siç tha ai, zgjidhja e çështjeve politike po krijon mundësi të reja për zhvillimin ekonomik të vendit.

Zoti Osmani foli edhe për zgjedhjet presidenciale të muajit prill, për të cilat partia shqiptare BDI, ku ai bën pjesë, mbështet idenë e një presidenti koncesual me mirëkuptimin e dy partive kryesore, që përfaqësojnë komunitetin maqedon dhe atë shqiptar; por ai nuk përjashtoi dy mundësi të tjera: kandidimin e BDI-së me një kandidati të vetin, si dhe të një kandidati të përbashkët të partive shqiptare të Maqedonisë. Me zotin Osmani bisedoi gazetarja Laura Konda: