Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani mbajti takim me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu e cila për vizitë pune qëndron në vend.
Zëvendëskryeministri Osmani bashkëbisedueses së tij fillimisht i dëshiroi sukses në funksionin e ri si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal. “Mund të konsideroni në mbështetjen dhe përgatitjen tonë si dhe pjesëmarrjen në të gjitha iniciativat që pasojnë”, deklaroi Osmani në fillim të takimit.
Në takim u hapën temat lidhur me bashkëpunimin rajonal, në veçanti në kontekst të planit shumëvjeçar në fushën e përbashkët ekonomike rajonale të Ballkanit Perëndimor, si platformë e rëndësishme për integrim më të madh ekonomik dhe shoqëror të vendeve të rajonit.
“Vizita e sotme e zonjës Bregu përfshin finalizimin e njërës ndër çështjeve më të mëdha bilaterale të Ballkanit – implementimi përfundimtar i Marrëveshjes së Prespës në Maqedoni dhe Greqi. Ky sukses është gjithsesi në drejtim të avancimit të bashkëpunimit rajonal, në veçanti si shtytje për qasje pozitive, e hapur për kompromis për zgjedhjen e çështjeve tjera bilaterale në rajon” – theksoi Osmani. Në këtë kontekst ai shtoi se me implementimin e Marrëveshjes së Prespës, si dhe më herët, përmes Marrëveshjes historike për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, Maqedonia aktualisht i ka mbyllur gjitha çështjet e rëndësishme të hapura me fqinjët dhe është prijëse e bashkëpunimit rajonal në Ballkan.
Gjatë takimi u diskutua edhe shfrytëzimi i mjeteve të IPA-s, në veçanti të parapara për avancimin e bashkëpunimit rajonal, për rolin e Këshillit në asistencë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe për implementimin e këtyre mjeteve nga ana e vendit tonë.