OSMANI: Mbështetja për perspektivat evropiane has mbështetje më të madhe nga qytetarët

Zëvendëskryetari i Qeverisë, për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot në hapësirat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, mbajti takim me delegacionin e Këshillit Evropian për Marrëdhënie të Jashtme kryesuar nga Norbert Rotgen, Kryetar i Komitetit për Punë të Jashtme të Bundestagut i cili për vizitë qëndron në vendin tonë.

Marketing

Vizita e sotme e përfaqësuesve të Këshillit Evropian për Marrëdhënie të Jashtme është me qëllim të mbështetjes së perspektivës evropiane dhe euro- atlantike të Republikës së Maqedonisë, në veçanti në drejtim të inkurajimit të vendit, në këto momente vendimtare, për t’ju bashkuar momentumit evropian në rajon.

“Është nder i vërtet prezenca e miqve tanë ndërkombëtar dhe të dashamirëve, mbështetja e të cilëve në këtë periudhë është e padyshimtë dhe paraqet nxitje dhe inkurajim të rëndësishëm për qytetarët, në vendimin e tyre për ta mbështetur perspektivën evropiane të vendit” – theksoi Osmani. Në këtë drejtim Osmani informoi me aktivitetet e Qeverisë, si dhe të partive politike rreth referendumit që pason, ku edhe shprehu shpresën dhe pritjet për suksesin e së njëjtës.

“Qytetarët kuptuan seriozitetin e këtij vendimi, me afrimin e ditës vendimtare, mbështetja për perspektivën euro- atlantike të vendit rritet edhe më shumë”- theksoi Osmani, duke potencuar se pret sjellje të pjekur nga të gjitha përfaqësuesit relevant politik në vend, siç edhe theksoi, pret që mos ta humbasin këtë shans të pakthyeshme për ti ndihmuar shtetit dhe qytetarëve të tyre, me përmbushjen e aspiratës së tyre për anëtarësim në BE dhe NATO.

Këshilli Evropian për Marrëdhënie të Jashtme është një nga “think-tank”organizatat pan-evropiane më me ndikim, misioni kryesor i të cilit është mbrojtja dhe promovimi i vlerave evropiane, në veçanti në ndërtimin e vlerave të Evropës më të gjerë.