Bashkimi Demokratik për Integrim tashmë i ka definuar emrat e ministrave që do të përfshihen në rikonstruimin e kabinetit qeveritar. Vetëm dy ndryshime do të bëhen tek ministrat që vijnë nga radhët e BDI-së, një rokadë për Ministrinë e re për Sisteme Politike dhe një zëvendësim për këtë rokadë, konfirmoi për TV21 zëdhënësi i integristëve Bujar Osmani.
“Unë mendoj se shumë shpejt duhet të ketë plotësim të Ministrisë për Sistem Politik dhe kjo nënkupton ndonjë rokadë brenda për ta plotësuar atë vend dhe eventualisht për ta plotësuar vendin që do të zbrazet nga ai plotësim. Kjo do të thotë se do të plotësohen dy vende, nga të cilat njëra do të jetë vetëm rokadë” u shpreh Osmani për TV21.
Osmani mbyll dilemat: Vetëm dy ndryshime te ministrat e BDI-së!
Osmani mbyll dilemat: Vetëm dy ndryshime te ministrat e BDI-së!
Publiée par TV21 sur Mardi 11 juin 2019