Osmani: Më 2 qershor nis dialogu strategjik SHBA-RMV

Më dy qershor nis dialogu strategjik ShBA-Maqedoni e Veriut, bëri të ditur minsitri i punëve të jashtme Bujar Osmani. Dialogu Strategjik do të përfshijë tema nga marrëdhëniet dypalëshe, por edhe ato që janë me interes global.

Marketing

Fokusi do të jetë në mbrojtjen dhe bashkëpunimin ekonomik, tregtinë dhe investimet, por edhe arsimin, transportin, energjinë, ndryshimet klimatike, zhvillimin demokratik, luftën kundër korrupsionit, Sundimin e ligjit dhe tema të tjera, tha Osmani.

“Këtë here është përcaktuar dialogu politik demokracia funksionale, multietnike, shteti ligjor lufta kundër korrupcionit, pastaj bashkëpunimi në fushën e mbrotjes, pastaj bashkëpunimi ekonomik i cili është shum i rëndësishëm për shkak se kujtojmë që ka nevojë për investime shtesë amerikane këtu, por edhe lidhje më të përafërta ekonomike, bashkëpunimi në diversifikimin e burimeve të energjisë dhe antyrisht bashkëpunimi në forumet multilaterale.” – deklaroi Osmani.

Maqedonia e Veriut do të jetë vendi i parë nga Ballkani Perëndimor që do të realizojë Dialog Strategjik me Shtetet e Bashkuara.