Osmani me Blinken dhe Shole: SHBA-ja ofron mbështetje të fortë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut

Ministri Bujar Osmani në margjinat e takimit ministror të NATO-s në Bruksel bisedoi me Sekretarin Amerikan të Shtetit Entoni Blinken dhe Këshilltarin e Departamentit të Shtetit Derek Shole.

Marketing

Në fokus të bisedimeve ishte bashkëpunimi dhe aktivitetet në kuadër të Dialogut Strategjik, aktualitetet rajonale, mbështetja e marrëveshjes së arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe situata politike në vend.

Shole dhe Blinken shprehën mbështetje të fuqishme për procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, që është interes i përbashkët strategjik i Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara dhe investim në stabilitetin rajonal në përgjithësi.

Ministri Osmani vazhdon sot ditën e dytë në NATO, në takimin e ministrave të jashtëm, Bruksel, ku do ketë takime edhe me homologë