Osmani: Me donacionin evropian përforcojmë kapacitetin e sistemit shëndetësor për luftë kundër Covid19

Si pjesë e ndihmës së projektuar të Bashkimit Evropian nga katër milionët për nevojat urgjente medicinale, sot në Shkup arritën 12 pajisje për frymëmarrje të asistuar – respiratorë, si dhe pesëmijë maska mbrojtëse „N95“. Prokurimi është realizuar përmes Agjencisë së Kombeve të Bashkuara UNOPS në bashkëpunim me Sekretariatin për Çështje Evropiane, si institucion kompetent për koordinim të ndihmës së huaj në vend.

Marketing

“Këto 12 pajisje do ti përforcojnë kapacitetet e sistemit të shëndetësor për ballafaqim me epideminë dhe për trajtim përkatës të pacientëve, që është një nga sfidat kryesore në trajtimin e epidemisë. Në këto rrethana komplekse dhe kushte të vështira për prokurimin e këtyre pajisjeve për frymëmarrje, prokurimi dhe sjellja e këtyre pajisjeve është një sukses i madh “, theksoi Osmani, duke u shprehur mirënjohje të veçantë përfaqësuesve të BE-së në vend dhe administratës përgjegjëse të prokurimit.

“Posaçërisht jam krenar për stafin e Sekretariatit për Çështje Evropiane, të cilët në bashkëpunim me agjencinë e KB kanë arritur ti tejkalojnë të gjitha sfidat teknike, procedurale dhe të transportit për ta siguruar këtë prokurim kompleks”, shtoi Osmani.

Respiratorët që sot mbërritën në vend janë të prodhuan në Korenë e Jugut, dhe sipas marrëveshjes së nënshkruar më 3 prill, mbetet që përmes UNOPS-it të sigurohen edhe tetë pajisje të tjera të frymëmarrjes, apo gjithsej 20. Në kuadër të ndihmës së Bashkimit Evropian, në vazhdimësi po arrijnë pajisje mjekësore dhe pajisje mbrojtëse sipas listës së konfirmuar të prioriteteve.