Osmani: Me ndihmën e USAID Maqedonia ka vendosur themelet e rendit shoqëror bashkëkohor

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në kuadër të vizitës disaditore në Uashington, vizitoi qendrën e USAID-it në Uashington, ku kishte takim me Margot Elis, Zëvendës administrator i Lartë i USAID-it për Evropë dhe Euroazi. Në drejtim të njëjtë Osmani vizitoi edhe qendrat e institucioneve më të larta ndërkombëtare amerikane, ku mbajti takim me Pol MekKarti, Drejtor rajonal për Evropë në InstitutinNdërkombëtar Republikan (IRI), si dhe me Sheri Brajan, Nënkryetare e Institutit Demokratik Nacional (NDI).

Marketing

“Në rolin e Koordinatorit Nacional për Ndihmë të Huaj, dua të shpreh kënaqësi personale, gjithashtu ti përcjell edhe mesazhet mirënjohëse në emër të Qeverisë për targetimin e suksesshëm të ndihmës zhvillimore amerikane në vend, duke i vendosur themelet e zhvillimit demokratik dhe civil në vend” – theksoi Osmani në takim, duke iu referuar mbështetjes direkte nga ana e SHBA-ve për Republikën e Maqedonisë prej më shume se gjysmë miliardë dollar deri më tani.

Qëllimi ynë është të ndërtojmë demokraci funksionale multietnike, e cila do të jetë në parimet e shoqërisë civile, sundimit të ligjit, barazisë, lirisë së solidaritetit, dhe gjitha principet tjera që janë pjesë e civilizimit perëndimor” theksoi Osmani, duke potencuar rolin e USAID-it, si qendër kryesore për shpërndajen e ndihmës për zhvillim, si dhe rolin e institucioneve ndërkombëtare IRI dhe NDI, prezenca e të cilëve lë gjurmë të pashlyeshme në zhvillimin demokratik, politik, civil si dhe asaj shoqëror në përgjithësi. Osmani riafirmoi angazhimin e Qeverisë në vazhdimësi në kuadër të bashkëpunimit me institucionet amerikane, si segment kyç në rrumbulakësimin e transformimit të vendit në përputhje me rregullat, standardet dhe vlerat perëndimore.

Paraprakisht, Osmani mori pjesë edhe në tryezën e rrumbullakët para përfaqësuesve të njërës nga think-tank organizatat më me ndikim në SHBA tema e të cilit është bashkëpunimi i SHBA-ve dhe Evropës – “Fondi Gjerman Marshall” (German Marshal Fund), kishte fjalën e tij në temë: “Hapat e ardhshëm: Maqedonia në rrugë drejt reformave demokratike dhe anëtarësim n NATO dhe BE”