​Osmani me O’Brien diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit Kosovë-SHBA

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar gjatë qëndrimit në Nju Jork me ndihmës-sekretarin e Shtetit Jim O’Brien, me të cilin diskutoi mbi thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve, integrimin euroatlantik, si dhe paqen e sigurinë në rajon.

Marketing

“Takimi i radhës me ndihmës-sekretarin e Shtetit, Jim O’Brien, për të diskutuar për thellimin më tutje të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara, si dhe ndërmarrjen e hapave që janë në interes të qytetarëve të Kosovës, integrimit euroatlantik të vendit tonë, si dhe paqes dhe sigurisë në të gjithë rajonin”, shkroi ajo në Facebook.

E para e vendit tonë ndodhet për vizitë zyrtare në Nju Jork, në kuadër të Sesionit të 79-të të Asamblesë Parlamentare të OKB-së, ku mori pjesë në samitin e radhës për Ukrainën, ndërsa dje takoi edhe ish-presidentine SHBA-së Bill Clinton, ish-sekretaren e Shtetit Hillary Clinton, si dhe gjeneralin Wesley Clark.