Osmani: Me projekte të përbashkëta ndërtojmë të ardhmen e përbashkët

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës Maqedonisë, për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot mori pjesë në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e vendkalimit të ri, përbashkët kufitar, ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës-“Bellanoc- Stançiç”, më çrast , kishte edhe fjalimin e tij drejtuar publikut.

Marketing

„Sot vendosëm gurthemelin në vendkalimin e përbashkët kufitar dhe për një objekt shprehimisht të përbashkët të të dyja shteteve, e bënë këtë projekt më një dimension jashtëzakonisht të rëndësishëm politik edhe për marrëdhëniet e shkëlqyerat mes dy vendeve, të cilat me këso projektesh sa vijnë e po thellohen “ – tha Osmani.

Në vazhdimësi Osmani vuri në pah edhe rëndësinë që e ka ky projekt për popullatën lokale të komunës së Likovës në Maqedoni si dhe të Gjilanit në Kosovë, por në përgjithësi edhe për popullatën vendore të kësaj ane.

„Përmes këtij vendkalimi ka për tu lehtësuar qarkullimi i përbashkët i qytetarëve të këtyre komunave dhe komunave fqinje, gjë që është parakusht edhe për rritjen e shkëmbimeve ekonomike-tregtare mes këtyre zonave, potencial i fuqishëm për të bërë biznes e për të siguruar mirëqenie e prosperitet ekonomik. Pra ky objekt ,ka për të reflektuar në rritjen e treguesve ekonomik –tregtar të bashkëpunimit dypalësh, me benifite evidente për të dyja shtetet dhe qytetarët- “ theksoi Osmani.

Osmani vuri në dukje edhe rëndësinë e posaçme që ka ky projekt për Shqiptarët nga dyja anët e kufirit dhe si i tillë është një urë më shumë për komunikim më të afërt e pa barriera mes shqiptarëve të këtyre anëve për shkëmbime më të lehta ekonomiko-tregtare e kulturore, por edhe për mbajtjen gjallë të lidhjeve miqësore e familjare.

Në vazhdimësi Osmani u rikhtye edhe në projektet ndërkufitare të përbashkëta mes Maqedonisë dhe Kosovës, më financime nga projektet e Bashkimi Evropian, për bashkëpunim ndërkufitar mes Maqedonisë dhe Kosovës aktualisht po punohet në projekte që kapinë vlerën prej disa miliona eurosh dhe qe shtrihen deri në vitin 2020.

Të saktësoj, nuk janë para tona. Nuk janë para të taksapaguesve të Maqedonisë e as të Kosovës, por janë mjete të taksapaguesve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të cilët e kanë parë të udhës që të vendosin që këto mjete është më mirë të shfrytëzohen këtu ,tek ne, se në shtetet e veta”- shtoi Osmani, më pas duke shprehur mirënjohje të thellë Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare të saj, përmes Ambasadorit Evropian të Maqedonisë dhe Kosovës, Samuel Zhbogar dhe Natalija Apostolova.

Në vendosjen e gurthemelit të pikëkalimit kufitar Bellanoc-Stançiq, përskaj Zëvendskryeministrave të Maqedonisë dhe Kosovës, Bujar Osmani dhe Enver Hoxhaj ,morën pjesë edhe Ambasadorët e Europës Samuel Zhbogar dhe Natalija Apostolova, ministra nga Qeveritë e dy vendeve, si dhe kryetarët e komunave lokale të dy vendeve.

Marketing