Osmani merr pjesë në Konferencën Ministrore të Frankofonisë në Jaunde, Kamerun

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nesër do të marrë pjesë në Konferencën Ministrore të Frankofonisë, e cila do të mbahet më 4 dhe 5 nëntor 2023 në Jaunde të Kamerunit.

Marketing

Osmani, gjatë konferencës në fjalë, do t’i drejtohet seancës me dyer të mbyllura për vendet anëtare të plota dhe qeveritë e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, me temën “Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë përballë rënieve të vazhdueshme të demokracisë në rajonin e Frankogonisë”, si dhe debati me temë: “Mirëqeverisja: Garancia e stabilitetit politik, ekonomik dhe kulturor për frankofonët”.

Njëherazi, ministri Osmani është paraparë të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale, ndër të cilat janë ministrat e Punëve të Jashtme të Francës, Zvicrës, Andorrës, Luksemburgut etj.

Konferenca Ministrore e Frankofonisë është një nga tre organet e përfshira në Kartën e Frankofonisë dhe siguron vazhdimësi politike të Samitit të Frankofonisë. Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtare e plotë e Organizatës që nga viti 2006.