Osmani: Mos vaksinimi është papërgjejgësi dhe injorancë!

Ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani dhe njëherit si mjekë, në një status në profilin e tij në Facebook ka shkruar rreth vaksinimit në Maqedoni dhe nevojën për t’u vaksinuar, njofton Aktuale.mk

Marketing

Osmani në profilin e tij në Facebook ka shkruar:

Shume pak njerëz kam hasur të kenë patur mosbesim kur u kam rekomanduar se duhet të operohen. Pa asnje dyshim kanë hyrë ne salle të operacionit dhe nën anestezion na e kanë lënë ne besim jeten e tyre. Atëherë pse nuk besoni kur u themi me përgjegjësinë më të madhe etike te nje mjeku se duhet të vaksinoheni për të mbrojtur jetën tuaj dhe të familjen suaj?

A mendoni se mjekët të cilëve ua besoni shendetin dhe jetën do u rekomandonin diçka që nuk është e mirë për shëndetin tuaj. Pse do i vaksinonim prindërit tanë e vetveten po që se do dyshonim në efektin e tyre?

Mos-vaksinimi është papërgjegjësi dhe injorancë!

Marketing